Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit

Ylli i famshëm shqiptar Dua Lipa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes botërore, këtë herë duke rrëmbyer vështrimet në Japoni me një nga paraqitjet e saj më të fundit.

Gjatë një ndalese nga një fotograf për një intervistë, Dua tregoi sërish pse konsiderohet një ikonë e modës, duke u shfaqur me një stil të sofistikuar dhe pa të metë.

E veshur me një sako të hirtë që theksonte elegancën dhe thjeshtësinë, Dua dhuronte një imazh të qetë dhe të pastër.

Mirëpo, ajo që më së shumti ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave ishte zgjedhja e saj e varëses në formë të një kryqi.

Kjo zgjedhje aksesorike bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.

Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipeve, dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë_kusuoëSTREET SNAPë (@kusuo_0226)

Pavarësisht kuptimeve, nuk është dyshim se Dua Lipa vazhdon të jetë një figurë që shkakton diskutime dhe tërheq vëmendje, jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me paraqitjet e saj në skenat ndërkombëtare. /Telegrafi/