Labit dhe babait të tij u ndahen dekorata “Nderi i Qytetit” nga kryetari i Ferizajt
Këngëtari Labinot Tahiri, së bashku me babanë e tij, Islam Tahiri, u nderuan me një mirënjohje që simbolizon vlerësimin për kontributin e tyre të madh në komunitetin e Ferizajt.
Labinot Tahiri, i njohur nga të gjithë si Labi dhe babai i tij, Islam Tahiri, janë dekoruar me titullin “Nderi i Qytetit” nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Labi, i cili bëri një postim në Facebook, së bashku me fotografi të ceremonisë së dekorimit.
“Jashtëzakonisht shumë i nderuar me dekoratën e pranuar ditën e sotme: "NDERI I QYTETIT", nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu!”, ka shkruar Tahiri.
Mes tjerash Tahiri falenderoi edhe adhuruesit e këngëve të tij për mbështetjen ndër vite.
“Ju jam mirënjohës, që prej vitesh me radhë, jeni me mua e pranë meje.
Këtë dekoratë, i'a dedikoj dashurisë që kam për qytetin dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë Etnike, duke u nisur nga familja ime!
Faleminderit i nderuar Kryetar z. Agim Aliu!”, shkroi Labi. /Zëri