Ambasadori gjerman: Nëse dialogu ecën në drejtim të duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se përparimi në dialog me Serbinë mund t’i sjellë Kosovës njohjen nga pesëshja e BE-së (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania), të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai ka thënë se dialogu është kusht edhe për ecjen e Serbisë drejt integrimit në BE, duke shtuar se që dy vjet për këtë shtet nuk është hapur asnjë kapitull.

Rohde është shprehur shumë i sigurt se draftstatuti i Asociacioni i propozuar nga BE-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, siç ka thënë edhe Komisioni Evropian, është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë intervistë, Rohde ka thënë se duhet të ketë zbatim të shpejtë të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori gjerman ka folur edhe për situatën e sigurisë, ku ka thënë se NATO ka shtuar forcat pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, duke thënë se Serbisë ia kanë bërë të qartë se përgjegjësit, sidomos kryesori (Milan Radoiçiq) duhet të mbahet përgjegjës.

Rohde ka thënë se nëse dialogu ecën në drejtim të duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën.

“Dua të them ju mund të shihni deklaratat publike, prapë mënyra kryesore për të bindur këto vende është duke ju treguar që po bëni gjithçka për të zgjidhur konfliktin dhe është më se e sigurt që nuk luan ndonjë rol të madh nëse nuk bëni një hap tutje në çështjet në të cilat Kosova duhet të lëvizë. Ajo që dua të them është se këta partnerë, të gjithë deklaruan se ata janë të gatshëm të vazhdojnë kur zgjidhja e konfliktit të shkojë në kahje të drejtë. Ata duan të shohin Kosovën dhe Serbinë të përparojë, por kjo është sfida dhe çështja që duhet adresuar Qeverisë së Kosovës, gjë që po e bëjmë edhe ne. Gjithashtu për këtë jemi duke diskutuar këtu dhe jam 100% i sigurt se njohja nga këto 5 vende do të arrihet, nëse dialogu ec në drejtimin e duhur”, është shprehu ambasadori gjerman për Tëvë1.