Ndeshje interesante sonte në Premierligë, spikat derbi Man Utd - Chelsea
Sonte (e mërkurë) janë rezervuar ndeshje interesante të Premierligës, ku spikat derbi Manchester United – Chelsea.
Manchester Unitedi renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, ndërsa Chelsea renditet në pozitën e dhjetë me 19 sosh. Ndeshja fillon në orën 21:15, në stadiumin “Old Trafford”.
Manchester City i shkon Aston Villës në stadiumin “Villa Park”, në orën 21:15.
Liverpooli është mysafir i Shefield Unitedit në “Bramall Lane”, në orën 20:30.
Ndeshjet i përkasin xhiros së 15-të në kampionatin anglez. /Zëri
Ndeshjet e tjera:
Brighton – Brentford, 20:30.
Crystal Palace - Bournemouth, 20:30.
Fulham – Nottingham, 20:30.