Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Klinë, disa fshatra tash e tre ditë pa energji elektrike
Disa fshatra të Klinës tash e tre ditë po përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Kjo si pasojë e erërave të forta të shkaktuara ditëve të fundit në gjithë vendin.
Sipas disa pamjeve të mediave lokale atje, një shtyllë elektrike ka rënë në tokë duke e zënë komplet rrugën, çka ka bërë që një pjesë e lagjes të mbesin pa rrymë dhe që ende askush nuk është marrë me sanimin e këtij problemi.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet: