Vritet një person dhe plagoset një tjetër në rrugët e Parisit
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një sulm në një rrugë në qendër të Parisit.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se një sulmues kishte shënjestruar kalimtarët në zonën Quai de Grenelle.
Ai shtoi se sulmuesi ishte arrestuar dhe i plagosuri po trajtohej nga shërbimet emergjente, raporton BBC.
Ai gjithashtu u kërkoi njerëzve që të shmangin atë zonë.