Ministria e shëndetësisë në Gazë: 14 të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit

14 persona janë vrarë që nga përfundimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gazë, i cili tha se vrasjet kanë ndodhur në dy orët e para që nga përfundimi i armëpushimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë plagosur edhe dhjetëra njerëz nga sulmet izraelite. /klankosova