Serbi që ishte në kërkim sulmoi zyrtarin policor e iku, pasi u ndal në Jarinjë
Një serb që ishte në kërkim dje është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës nga policia.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:20 në Jarinjë, raporton Zeri.info.
“Gjatë kontrollit dhe verifikimit në pikën kufitare, i dyshuari mashkull serb kosovar ka rezultuar person i kërkuar (në sistemin BMS), i njëjti ka arritur të hapë derën e automjetit dhe duke shtyrë policin ka arritur të largohet dhe të kalojë në anën tjetre të palës serbe. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri