I dyshuari për vrasjen e vjehrrit me thikë, ende në arrati
Një person ka mbetur i vdekur gjatë mbrëmjes në rrugën “Ali Vitia”, ku sipas Policisë dyshohet se deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën "Ali Vitia", rreth orës 21:30, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
"Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar - therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar, i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri