Në klipin e këngës ku përmend Prishtinën, Drake shfaqet me flamurin shqiptar
Javë më parë, lajmi se Drake përmend Prishtinën në këngën e tij nga albumi i ri bëri bujë.
Tani ai ka publikar edhe videoklipin e këngës, që befasoi sërish komunitetin shqiptar.
Drake shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuqe, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.
Me të njëjtën xhaketë si Drake shihet të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët rap-artisti shfaqet duke luajtur bilardo.