Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini për nder të ditës së flamurit.

Haradinaj ka thënë se heroin Isa Boletini e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës.

“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve!”, ka thënë Haradinaj.