Një person gjendet i vdekur brenda një lokali në Ferizaj
Një person është gjetur i vdekur në njërën nga dhomat e një lokali në Ferizaj.
Siç bën të ditur Policia në raportin ditor, bëhet fjalë për një burrë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.