Novelisti irlandez Paul Lynch, fiton çmimin “Booker” për vitin 2023
Novelisti irlandez, Paul Lynch, ka fituar çmimin Booker për vitin 2023, në një ceremoni të mbajtur në Londër, të dielën.
Çmimin "Booker 2023" e ka fituar libri ''Kënga e Profetit'', një vizion distopian i Irlandës në një kohë të totalitarizmit.
I vendosur në Dublin, ai tregon historinë e një familjeje që po përballet me një botë të re të tmerrshme, në të cilën normat demokratike nisin të zhduken.
Autori Lynch ka thënë se ''Kënga së Profetit'' ishte frymëzuar nga lufta siriane dhe kriza e refugjatëve.
Duke reaguar ndaj fitores së tij në skenë, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Old Billingsgate të Londrës, Lynch tha se ishte "kënaqësi të jashtëzakonshme" të kthente çmimin “Booker” në Irlandë.
"Camus i thoshte vetes në heshtje të jetojë deri në lot. Epo, më lejoni t'ju them: fitimi i çmimit “Booker” e bën pikërisht këtë. Faleminderit shumë. Është me kënaqësi të jashtëzakonshme që sjell çmimin Booker në Irlandë”, tha Paul Lynch, novelist irlandez.
Autori, i cili ka lindur në Limerick dhe tani jeton në Dublin, shtoi se romani nuk ishte "një libër i lehtë për t'u shkruar".
I pyetur për trazirat dhe dhunën e fundit në Dublin në fillim të kësaj jave, Lynch tha se ishte "i habitur" nga ajo që ndodhi dhe shtoi se ato duhet të shihen si një paralajmërim"./rtk