FSK-ja ekspozon armatimin dhe pajisjet ushtarake [foto]
Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organizuar sot “Ditën e hapur”, e cila do të zgjatë nga ora 10:00 deri 13:00.
Qytetarë të shumtë janë duke vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe po shohin nga afër pajisjet, armatimin dhe aktivitetet e FSK-së.
Numër i madh i qytetarëve janë parë edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media kishte thënë se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur.
“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhej në njoftim.
Gjithashtu, sot nga ora 19:00, mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.