Befason Limaj: Nuk jam fare i kënaqur me punën e Qeverisë “PAN”
Fatmir Limaj, ka folur rreth periudhës së qeverisjes nga PAN-i.
Limaj, ka thënë se nuk është fare i kënaqur me këtë qeveri, ku ishte zëvendëskryeministër.
“Nuk i iku përgjegjësisë. E kemi pasur edhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, edhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë edhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, për dy vite e gjysmë. Por, çfarë qeverie ka qenë, me ato koalicione, ka qenë shumë e rëndë”, deklaroi Limaj në Klan Kosova.
“Me mungesë të numrave, me dhjetëra koalicione. Nuk jam i kënaqur hiç, por ky është realiteti”, tha numri një i Nismës Socialdemokrate.