“Qetësohuni lepuj, jam këtu për të rregulluar fatin tuaj”, Ballist Morina ka një mesazh për serbët para Euro 2024

Më 14 tetor 2014, Ismail “Ballist” Morina lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes.

Pasi u arratis nga Beogradi, ai u mburr me arritjen e tij dhe tani vendosi të provokojë sërish futbollistët dhe tifozët serbë.

Këtë herë ai e ka bërë në profilin zyrtar të UEFA-s në Instagram, ku ka shkruar dy fjali provokuese dhe kështu ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Përfaqësueses Serbe.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina në postimin e UEFA-s.

Vetë kuksiani Morina është arrestuar disa herë dhe është vënë në arrest shtëpiak nga vendet fqinje dhe vet shteti shqiptar.

Ndryshe, Shqipëria është në vazon e dytë përpara shortit të grupeve për Euro 2024, ndërsa Serbia në vazon e katërt, ndaj është i mundur një duel mes dy vendeve në fazën e grupeve.