PSD-ja thërret protestë më 29 nëntor
PSD-ja ka thirrur protestë kundër Gjykatës Speciale.
Protesta do të mbahet më 29 nëntor, në ditën kur në Kosovë do të qëndrojë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media.
Ai ka ftuar edhe opozitën që të bashkohet në këtë protestë, e cila do të mbahet prej orës 14:00 para hotelit “Sirius” në Prishtinë, aty ku do të mbahet edhe konferenca e Trendafilovës. /Zëri