KB Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike, sonte përballet me KK Lovcenin

Klubi basketbollistik Prishtina është rikthyer në Ligën Ballkanike, ku sonte do të përballet me skuadrën e KK Lovcenit.

Ndeshja fillon në orën 18:00, në Cetinje të Malit të Zi.

Prishtina ka arritur ta fitojë këtë ligë dy herë në histori, në vitet 2015 dhe 2016.

Kryeqytetasit synojnë ta nisin me fitore aventurën e re në këtë ligë. /Zëri