Gliha thotë se Kosova e meritoi fitoren

Kosova është mposhtur nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 0-1.

Golin për bjellorusët e shënoi Antilevski krejt në fund të pjesës së parë. 

Në fakt, Kosova ishte dukshëm më dominuese teksa kishte edhe disa raste bukura shënimi nga Florent Muslija, mirëpo pa konkretizim të golit.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshje mori rezultatin 0-1.

Kjo ndeshje nuk kishte vlerë pasi që dyjat skuadrat luajtën vetëm për statistika, teksa ishin pa gjasa për kualifikim.

Pas ndeshjes ka folur selektori i Kosovë, Primozh Gliha, ku u shpreh krenar për lojtarët pë lojën e zhvilluar, pasi kishin rastet e tyre. 

“Jam shumë krenar për lojtarët, pasi kishim raste. Është dashur të kemi penallti 100 për qind, nuk e di pse arbitri nuk shkoi ta shikoi atë situatë. Penalltia ishte e pastër”, ka thënë Gliha.

“Sot kishim shumë mundësi për gol, por nuk kishim lojtarë sulmues në pozitën e sulmuesit”.

“Periudha negative? Ne luajmë pa sulmues. Luajtëm pa Muriqin, pa Rashicën, pa Rrahmanin, kështu që nëse do ishin ata, ne do të shënonim dy gola. Ne patëm shumë mundësi drejt portës, por nuk ishin sulmuesit adekuat ata që i kishin sot. Dhe nëse nuk janë ata që duhen të jetë, është e vështirë”.

“Vendi i pestë? Ju duhet ta dini, ne kemi luajtur dy herë me Zvicrën dhe kemi barazuar. Kemi fituar ndaj Izraeli dhe e mposhtem Andorrën”.

Në fund, Gliha foli edhe për të ardhmen duke mos sqaruar asgjë.

“E ardhmja? Njerëzit janë të mirë ndaj meje. Kam pasur momente të mira. Te shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova i mbyll kualifikimet me humbje, teksa zë vendin e pestë me 11 pikë në Grupin I, ndërsa Bjellorusia renditet në një pozitë më lart e me një pikë me shumë (12). /Zëri