Drejtori sportiv i Interit flet për të ardhmen e Lautaro Martinezit

Drejtori sportiv i Interit, Marotta ka folur për të ardhmen e Lautaro Martinezit në klub.

Marotta theksoi se mes palëve nuk ka asnjë problem për marrëveshjen e re.

Nuk ka asnjë problem për marrëveshjen e re për Lautaro Martínez – ai gjithashtu tha disa herë se dëshiron të qëndrojë me ne për shumë vite”, tha drejtori sportiv.

“Ne jemi në të njëjtën faqe, duam të vazhdojmë së bashku dhe kështu negociatat do të jenë të lehta”. /Zëri