Mbyllet pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Bjellorusisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë - Bjellorusi, e fundit për ciklin kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Bjellorusia është në epërsi minimale 1-0 pas 45 minutash lojë.

Në fakt, Kosova gjatë kësaj pjese ishte dukshëm më dominuese teksa kishte edhe disa raste bukura shënimi nga Florent Muslija, mirëpo pa konkretizim të golit.

Golin e shënoi Antilevski krejt në fund të pjesës së parë. 

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”. /Zëri