Pamje brenda zyrës së djegur në IML [foto]

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Dyshohet se nga zjarri është djegur zyra e ish-drejtorit të IML-së, Arsim Gërxhaliu, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga zyrat pas zjarrit, raporton Zeri.info.

Pamje brenda zyrës janë publikuar nga organizata vullnetare “Zjarrfikësit dhe Shpëtimit”, të cilët kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin.

Po ashtu edhe Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Sot rreth orës 8:00 është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri