Zjarri në IML, reagon Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë sot objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ministria në reagimin e saj ka thënë se zëvendësministri, Blerim Sallahu ka dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë për situatën, transmeton Zeri.info.

Ministria thotë se për zhvillimet e mëtutjeshme do të informojnë me kohë.

Reagimi i plotë:

Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr, që ka përfshirë disa nga zyrat e katit të dytë të objektit.

Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes.

Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.

Për zhvillimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë.