Policia jep detaje për zjarrin në objektin e IML-së [video]
Një zjarr ka shpërthyer në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe nuk raportohet për persona të lënduar, raporton Zeri.info.
“Sot rreth orës 8:00 është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo shtoi se aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Zëri