Sylvinho para tifozëve: Është nder të shkoj në Evropian me këta djem, e meritoni
Shqipëria ka barazuar ndaj Ishujve Faroe, në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.
Kjo ndeshje ishte vetëm pë statistika pasi që Shqipëri ditë më parë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 në ndeshjen ndaj Moldavisë, kurse Ishujt Faroe ishin pa gjasa.
Pas ndeshjes u organizua një festë, me stafin e trajnerëve dhe futbollistët që dolën para tifozëve sërish.
“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”, ishin fjalët e përzgjedhësit e Sylvinhos.
Kësisoj, Shqipëria e mbyll grupin si lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë, që gjithashtu ka siguruar kualifikimin. /Zëri