Lipjan: Një nxënës dyshohet se u ther me thikë

Një person është ther me thikë gjatë ditës në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, afër një parku.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë është lënduar një person. Me rastin po merren njësitet përkarëse”, tha ajo.

Dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës 15-vjeçar të shkollës “Adem Gllavica”.

Siç raportojnë mediat, mes tij dhe një personi tjetër të po të njëjtës shkolle ka pasur një përleshje, shkaku i së cilës nuk dihet.

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari, një 17-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor.