Shqipëria mbyll ciklin kualifikues si lidere e grupit, barazon ndaj Ishujve Faroe
Shqipëria ka barazuar ndaj Ishujve Faroe, në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.
Skuadrat patën raste shënimi mirëpo pa konkretizim të golit.
Kjo ndeshje ishte vetëm pë statistika pasi që Shqipëri ditë më parë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 në ndeshjen ndaj Moldavisë, kurse Ishujt Faroe ishin pa gjasa kualifikimi.
Kësisoj, Shqipëria e mbyll grupin si lider me 15 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke në vendin e dytë, që gjithashtu ka siguruar kualifikimin.
Ndërsa, Ishujt Faroe mbesin në vendin e pestë apo të fundit me vetëm dy sosh. /Zëri