Muriqi i qetëson tifozët e Mallorcas: Gjithçka do të jetë mirë

Ka mjaftuar një deklaratë e shkurtër që Vedat Muriqi t’i qetësojë tifozët e Mallorcas, në lidhje me lëndimin e tij.

Sulmuesi i Kosovës u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Izraelit në Prishtinë, ndërkaq lëndimi i tij ngriti “alarmin” te Mallorca, të cilët e konsiderojnë Muriqin si lojtarin kyç të skuadrës.

Megjithatë, me Muriqin duket të jetë gjithçka mirë, siç ka thënë edhe ai, njofton faqja zyrtare e Mallorcas në rrjetet sociale.

“Mallorca. Muriqi thotë se gjithçka do të jetë mirë” – ka shkruar Mallorca, e cila ka ndarë edhe një fotografi të Muriqit.

Sulmuesi nga Prizreni u detyrua të lëshonte fushën ndaj Izraelit për shkak të lëndimit.

Në Spanjë u raportua se ai do t’i mungojë Mallorcas katër deri në gjashtë javë.