Si deshën ta çonin në jetimore pas ndarjes së prindërve – rrëfimi prekës i Santianës

Santiana Maloku ka folur gjatë ditës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 për jetën e saj që nga fëmijëria me Ylli Dervishin.

Ajo ka zbuluar se prindërit e saj janë divorcuar dhe se është fëmijë i vetëm.

“Çdo herë kam dashtë të kem bile edhe një vëlla, ta kem si mbështetje”, ka thënë bukuroshja nga Gjakova.

Ndërsa Buci e pyeti për të atin, ajo tha se nuk flet me të dhe se nuk ndjen asgjë për të.“Nuk mundem me i dalë hakesh sa shumë më kanë shikuar gjyshi me gjyshen dhe tezet e mia”, u shpreh ajo fillimisht.Maloku tutje shtoi:

“Shiko përderisa më ka marrë nëna ime mua për me jetu, unë ndihem borxh, ndoshta nuk është ashtu por unë e di sikur borxh prej mamit. Ndoshta është keq, por unë nuk e ndiej. Edhe kur e kam takuar, nuk është se kam ndier për të. Është sikur një njeri i huaj edhe me ardh me than unë jam babai yt. Beso që nuk di as si të flas me të”.

Në vazhdim të bisedës, modelja theksoi: “Mami im nuk e ka pasur askënd edhe pse i ka pasur 20 vjet. Ka vendosur me e çu jetën e vet, ka sakrifikuar. Kur kam qenë e vogël, gjyshi nuk ka dashur të më pranojë në shtëpi se Gjakova vend i vogël, e di pak a shumë si janë. Pse me e marr këtë në shtëpi, aty s’ka pasur kush me më shiku. Ka dashur të më çojë në jetimore”.

Ky rrëfim i Santit është bërë viral edhe në rrjete sociale, pasi kishte treguar më parë në një intervistë.