Nga shpalosja e flamurit në stadium, deri tek fishekzjarret – agjenda e natës festive në “Air Albania” sonte

Kombëtarja shqiptare e futbollit të hënën mbrëma (sot) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese Euro 2024, kundër Ishujve Faroe.

Shqipëria që mbylli çështjen e kualifikimit takimin e kaluar, kundër Moldavisë (1:1), sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të ketë festë.

Stadiumi në kryeqendrën shqiptare, në Tiranë, do të jetë i stërmbushur me tifozë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar oraret e agjendës së sotme, duke përfshirë edhe festën që do të jetë pas ndeshjes.

Hyrja për tifozë në stadium do të hapet nga ora 17:45. Pak para ndeshjes do të shpaloset flamuri në tribunën lindore dhe koreografia e Tifozave Kuq e Zi.

Tek pas mesnate do të bëhet edhe ndezja e fishekzjarreve për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2024.

Agjenda e plotë: