Abdixhiku thotë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë e LDK-së

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 6 mijë pjesëmarrës ishin në Konventë.

Ai gjithashtu u ka kërkuar falje 2 mijë të tjerëve, që siç tha ai, mbetën jashtë, përcjell Klankosova.tv.

Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë; e ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë. Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para. 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e fortë”.