Stoltenbergu mbërrin në Kosovë, mediat serbe raportojnë se erdhi përmes Merdarit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kosovë.

Sipas reporterit të Kosova Online, Stoltenbergu ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdar.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të policisë së Kosovës.

Stoltenbergu pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar ta vizitojë Beogradin.

Derisa sot në mëngjes ishte në Bosnjë e Hercegovinë.