Nesër protestojnë punëtorët teknikë të QMF-ve dhe të disa shkollave në Prishtinë

Më datën 21 nëntor, nga ora 10:00-11:00, punëtorët teknikë të QMF-së dhe shkollave në Prishtinë do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Dhe sipas arsyet e kësaj pakënaqësie është se ata po kërkojnë rritje të pagave, sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat.

Punëtorët teknikë të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë do të mbajnë një protestë me datën 21 nëntor, nga ora 10:00 deri në orën 11:00 para objektit të Komunës së Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, duke treguar se arsyeja e kësaj proteste është kërkesa për rritje page.

“Ju njoftojmë se nesër më datën 21.11.2023, duke filluar nga ora 10:00 gjer në orën 11:00, punëtorët teknikë të QMF - Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë për një orë rresht para Komunës së Prishtinës, arsyeja - rritja e pagave”, thuhet në komunikatë.