Uji i Badocit mund të përdoret për pije
Pas më shumë se një muaji, në liqenin e Badocit është larguar sasia e tepërt e manganit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se uji në liqenin e Badocit tashmë mund të përdoret për pije, raporton Zeri.info.
“Prej disa javësh vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijshëm që vjen nga liqeni i Badocit ishin preokupim primar i IKSHPK-së dhe vetë popullatës për shkak të ndikimit të manganit në shëndet. IKSHPK-ja në bashkëveprim me KRU ‘Prishtina’ kanë ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Zëri