Anëtarësimi i Kosovës në NATO përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimeve ruse, thotë Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte përgjigjja e duhur ndaj kërcënimeve ruse.
“Kjo do të ishte një përgjigje ndaj gjitha kërcënimeve që po bën Rusia, të cilat i ngriti edhe presidenti Zelensky dhe angazhimet që po bëhen sikurse e potencoi kryeministri në rastin e Rashkës”, u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se si subjekt politik po punojnë ngushtë me disa akterë që janë pjesë e NATO-s që anëtarësimi i Kosovës të ndodhë në mënyrë të përshpejtuar.
“Paqja e qëndrueshme për Ballkanin lidhet drejt me anëtarësimin e Kosovës në NATO. AAK-ja po punon me akterë relevantë që janë anëtarë të NATO-s për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës”, tha Tahiri.