Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve, në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare, që i dedikohet edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull “Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.

Me pamje të tri pullave postare prezantohen grup-moshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë.

Përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në saje të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më parë.

“Posta e Kosovës, me imazhet e këtyre pullave postare afirmon të drejtat e fëmijëve të mbarë botës dhe vazhdon të promovojë vlerat e Republikës së Kosovës, në të gjithë lëmenjtë e jetës!”, thuhet në njoftim.