Prishtinë, burri raporton gruan në Polici se po ushtron dhunë psikike ndaj tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, që ka ndodhur ditën e diel në Prishtinë.

Siç njofton Policia, një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj burrit të saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës, kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.