Nga Spanja tregojnë sa muaj do të mungojë Gavi, flet edhe trajneri De la Fuente
Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka dhënë një azhurnim të menjëhershëm mbi gjendjen e lëndimit të mesfushorit Gavi.
Spanja ka arritur fitoren e saj të shtatë në rrugëtimin e kualifikimeve për "Euro 2024" në ndeshjen e tyre të fundit të vitit në grup, duke mposhtur pa vështirësi skuadrën e Gjeorgjisë, me rezultat 3-1.
The moment we all cried ë
— ë ë (@Pabl0gavi2) November 20, 2023
I want to meet that mastermind in Spanish team management who let Gavi play after that tackle ëpic.twitter.com/n3E0lVdM5O
Sidoqoftë, suksesi në Valladolid kaloi në plan të dytë në Estadio Jose Zorrilla, pasi lëndimi i Gavit u bë tema kryesore e diskutimeve pas ndeshjes.
Ylli i Barcelonës u zëvendësua në minutën e 26-të, pas një lëndimi të rëndë në gju ndërsa përpiqej të kontrollonte një top të gjatë.
I riu 19-vjeçar u duk shumë i prekur emocionalisht kur u largua nga fusha, duke shkaktuar shqetësim të madh tek tifozët e Spanjës dhe të Barcelonës për gjendjen e tij gjatë pushimit midis pjesëve të ndeshjes.
Gjesti i Ferran Torres në festimin e golit të tij, i dedikuar Gavit pas rifillimit të lojës, ishte një tregues i qartë i shqetësimeve për një lëndim të rëndë, ndërsa raportimet fillestare sugjeronin se ai mund të kishte pësuar një dëmtim të ligamentit të përparmë kryqëzor.
Gavi :( pic.twitter.com/9Y8hb43tV5
— H! (@304GAVI) November 20, 2023
Ky lëndim do ta mbante mesfushorin jashtë loje për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24 dhe do të mungonte në ndeshjet e tij ndërkombëtare me Spanjën në "Euro 2024" gjatë verës së ardhshme dhe de la Fuente shprehet i shqetësuar.
“Duket se lëndimi i Gavit është serioz. Kjo është fitorja më e hidhur që kam përjetuar ndonjëherë. Tani do të presim rezultatet e kontrollit mjekësor në ditët që vijnë”, u shpreh ai në një intervistë pas ndeshjes.
Në Spanjë raportojnë se Gavi pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë muaj, që do të thotë se sezoni për të ka mbaruar para kohe dhe nuk do të mund të luante në "Euro 2024". /Telegrafi
im at the corner of a cafe reading tweets about gavi’s injury with the archer playing on loop and im trying so hard to not laugh at how stupid i look rn pic.twitter.com/IazlC0ZPVG
— kaela ë mourning. (@14jfse) November 20, 2023