Izraeli pretendon se vrau tre komandantë të Hamasit, publikon “pamje të operacionit”

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë ndërsa operacionet tokësore vazhdojnë në Gazë, kanë pohuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Sipas mediave të huaja, autoritetet izraelite kanë thënë se aeroplanët luftarakë të drejtuar nga IDF-ja dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit shënjestruan militantët si dhe “infrastrukturën terroriste” në rajon.

Siç është thënë më tej, trupat gjetën gjithashtu një “depo armësh”, e cila u “godit” nga një aeroplan i IDF-së.

“Operacionet tokësore në Rripin e Gazës vazhdojnë; IDF dhe ISA vranë tre komandantë të kompanive të tjera të organizatës terroriste Hamas”.

“Trupat e IDF-së vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar fluturaket për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake” , përcjell Telegrafi.

Megjithatë, vë në pah Sky News, aty nuk u detajua se cila pjesë e enklavës së rrethuar palestineze ishte në shënjestër të sulmeve.

Izraeli shpërndau disa imazhe, duke pretenduar se tregonin operacionin ushtarak, por Sky News thotë se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur.