Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur ditën e djeshme, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, viktima është mashkull, përderisa njësitet relevante janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë / 19.11.2023 - 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë, me ç’rast në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës - mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri