Macroni telefonon Netanyahun, kritikon numrin e madh të viktimave civile
Presidenti i Francës kritikoi "numrin e madh" të viktimave civile në operacionin ushtarak të Izraelit gjatë një bisede telefonike me Benjamin Netanyahu.
Macron përsëriti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Macroni i ka thënë Netanyahut se kishte "një nevojë absolute për të dalluar terroristët nga popullsia dhe për të ofruar mbrojtje efektive për civilët", sipas një përmbledhjeje të bisedës, raporton Sky News.
Macroni gjithashtu ka përmend edhe "rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi të menjëhershëm humanitar që çon në një armëpushim".