Ministrja Haxhiu sot jep dëshmi për rastin “Dehari”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dëshmojë sot para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Haxhiu kishte njoftuar dy javë më parë që ishte ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar, duke thënë që kjo kishte ardhur bazuar në një postim në përvjetorin e vdekjes së aktivistit.
Prokurori i Shtetit, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga Haxhiu të japë dëshminë e saj në lidhje me këtë çështje.