Arifi shpërthen me akuza ndaj Bislimit: I dështuar, zhvatës i parasë publike, e more leksionin

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shpërthyer me akuza ndaj Faton Bislimit i cili ishte kandidat për të parin e LDK-së, por që nuk iu lejua zyrtarisht kandidimi, pasi siç u tha një gjë e tillë nuk lejohet me statut.

Arifi e ka quajtur zhvatës të parasë publike, e të dështuar Bislimin, duke thënë se e paska marrë leksionin e tij.

Reagimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Një i dështuar si Faton Bislimi, do të duhej të dalë me një sqarim publik për “zhvatjen” e parasë publike – të Qeverisë së Kosovës, përmes kompanisë fantome në Washington, e më pas le të kërkojë për postin e kryetarit!

Siç duket qartë, sot e paska marrë leksionin e tij! Tani, le t’i ndihmojë kushëririt të tij, për të zhvatur bashkë, edhe më shumë!