Hadërgjonaj: Si grupi i bashkuar do të bëjmë gjëra të mëdha
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka thënë se grupi i bashkuar i futbollistëve të Kosovës do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Kosova të shtunën ka barazuar me Zvicrën në Basel, në ndeshjen e parafundit të fushatës kualifikuese për Euro 2024. Tashmë Kosova e ka edhe një ndeshje, atë kundër Bjellorusisë në Prishtinë. Në tabelën e Grupit I, nga i cili grup tashmë janë kualifikuar Zvicra dhe Rumania, Kosova gjendet në vendin e katërt.
"Kënaqësi e madhe të luajme ne Zvicër para mijëra tifozeve shqiptarë. Rezultati nuk ishte ai që donim, por ky grup i bashkuar do te bëj gjëra të mëdha", ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.