Boksier shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin WBC
Një nokaut në raundine nëntë ka bërë që meksikani Carlos Molina të mos jetë në gjendje të vazhdojë dhe kësisoji të triumfojë boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj.
Pas fitores boksieri shqiptar ka fituar titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë.
Derisa Hadribeaj po e festonte titullin, ish boksieri me nam, Mike Tyson e ka përshëndeur boksierin shqiptar duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.
Hadribeaj deri tash ka tetëmbëdhjetë fitore dhe një barazim.