Bare: Një ëndërr e bërë realitet
Shqipëria do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Para ndeshjes së nesërme, Keidi Bare ka dalur në konferencë për media.
Kjo ndeshja është vetëm për statistika pasi që tashmë Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Në konferencë për shtyp ka qenë i pranishëm Kleidi Bares. /Zëri
Konferenca e plotë për shtyp e Keidi Bares:
Kujt ia dedikoni këtë sukses?
Trajneri na ka dhënë shumë besim dhe ka forcuar shumë grupin. Edhe Federata ka bërë një punë shumë të mirë, pasi na ka krijuar kushte fantastike për të punuar. E falënderoj edhe Federatën, pasi ndjehemi shumë mirë me kushtet e punës këtu.
Sa kanë ndikuar dëmtimet në formën tuaj?
Dëmtimet më kanë lënë pak mbrapa, por do të vazhdoj të punoj fort për të arritur atje ku isha dhe mbi të gjtha për të ndihmuar ekipin.
A po e besoni vërtetë atë që keni bërë?
Unë e kam ëndërruar shumë këtë arritje, pasi është diçka unike për ne, për popullin tonë. Ia kemi dalë me sukses, me besim dhe me punë, por mbi të gjtha me mbështetjen e tifozëve. Edhe kur kemi luajtur jashtë vendit, ata kanë qenë prezentë dhe i kemi një lojtar të 12.
Sa mundësi ka që Shqipëria të bëjë diçka më shumë në Europian dhe jo të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen?
Na pret një ndeshje të hënën, që është shumë e rëndësishme, pasi duam të qëndrojmë në krye të grupit. Nuk ka mbaruar asgjë dhe rrugëtimi ynë sapo ka nisur. Pas ndeshjes së të hënës do të shohim përpara, për t’u përmirësuar dhe për t’u përfaqësuar sa më mirë në Gjermani.
Cili është ndryshimi mes trajnerit Sylvinho dhe paraardhësve të tij?
Na ka ndihmuar shumë për të forcuar grupin dhe për të qenë të bashkuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Futbolli është sport kolektiv dhe trajneri ka futur frymën e grupit, që më pas ka sjellë edhe rezultatet.
Dikush duhet të mbesë jashtë grupit dhe kjo është pjesa më e vështirë…
Kjo është një çështje e vështirë, pasi të gjithë e meritojnë të jenë, por kjo pjesë i takon trajnerit dhe jo mua.
A keni pasur kohë për festë apo keni menduar për ndeshjen e radhës?
Festë ishte ajo që bëmë me tifozët tanë në Moldavi dhe tani jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Nuk është e thjeshtë, pasi ata dinë të mbrohen shumë mirë dhe kanë shtatlartësi. Ne duam ta fitojmë këtë takim për ta mbyllur sa më mirë edicionin eliminator.
Cili është kundërshtari i preferuar në Euroianin e Gjermanisë?
Nuk kam asnjë kundërshtar të preferuar. Duhet të mendojmë vetëm për vete dhe të bëjmë sa më mirë, pavarësisht kë do të kemi përballë.