Haziri uron Abdixhikun: Miku im u zgjodh sot për një mandat të ri në një Kuvend madhështor

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka uruar Lumir Abdixhikun i cili këtë të diel u rizgjodh kryetari i LDK-së për një mandat 4-vjeçar.

Madhështor e ka quajtur këtë Kuvend, Haziri.

Tutje ai ka thënë se rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën, po vjen.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

Kryetari i katërt i LDK-së, miku im Lumir Abdixhiku, u zgjodh sot për një mandat të ri, në një Kuvend madhështor e solemn.

Kuvendi i sotëm vjen pas dy viteve mobilizim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm.

Si asnjëherë më parë, 40 për qind u zgjodhën gra e rini në strukturë.

Rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën.