E dërgoi Shqipërinë në Evropian, Cikalleshi: Këtë gol do e mbaj mend gjatë

Penalltia e sulmuesit, Sokol Cikalleshi ishte vendimtar në barazimin 1:1 ndaj Moldavisë.

Me këtë barazim Shqipëria siguroi kualifikimin në Euro 2024.

Pas kësaj ndeshje të rëndësishme ka reaguar vetë sulmuesi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë gol ta mbaj mend për një kohë të gjatë.

“Në mbrëmjen e 17 nëntorit kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare! Unë ndjehem krenar për këtë ekip për këtë kombëtare! Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar ai.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia dhe tri më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë.

Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë të hënën.