Eurodeputeti austriak prezent në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Abdixhiku: Faleminderit mik i madh i Kosovës
Deputeti austriak i Parlamentit Europian, Lukas Mandl është prezent në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili synon të rizgjidhet në krye të partisë, e falënderoi politikanin austriak, për të cilin tha se është “mik i madh i Kosovës” dhe “mik i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Lukas, faleminderit për gjithë punën që po bëni për Kosovën. Është falë miqve si ju dhe të tjerëve plot që Kosova ka arritur të dërgojë zërin e vet në skenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.