“Zgjedhjet në LDK janë festë”, thotë Abdixhiku
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për punën që është bërë në këtë parti dhe rezultatet që janë arritur në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtur në Kosovë. Ai theksuar se pas zgjedhjeve lokale janë marrë me çështje të brendshme të partisë.
Abdixhiku uroj delegatët e përzgjedhur për detyrën dhe përgjegjësinë që e kanë marrë, duke ju thënë se “keni marrë më të shenjtën dhe njëkohësisht me të shtrenjtën, besimin e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Keni marrë detyrën e dërgimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë për t’i dhënë prirje e orientim gjatë katër viteve të ardhshme, jo vetëm LDK-së por edhe gjithë Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ai tha se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, sepse sipas tij ato manifestojnë vetë themelin e besimit ideologjik të LDK-së. Sipas, tij LDK programin politik e mban program kombëtar për Kosovën. Abdixhiku tha se LDK është rizgjuar edhe në mërgatë.
Tutje, kreu i LDK-së tha se niveli i masivizimit demokratik është shenjë e një thirrje e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh, duke cituar se pritjen duhet ta ushtrojnë secili nga si të djathtë, patriot e besimtar të republikës e mbi të gjitha si ndjekës të denjë të arkitektit të republikës atit themeltar të Kosovës, ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Sipas tij, projekti identitar i LDK-së është, një Kosovë e pavarur e sovrane e anëtarësuar në NATO dhe BE e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës..
Në këtë kuvend po merr pjesë edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Abdixhiku e falënderoi atë për punën që ka bërë në të mirë të Kosovës./rtk